Emocionet pas rikthimit, Hidi: Nuk e prisja këtë rritje të futbollit, vapa në Qipro…

0

Isli Hidi ka folur pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, teksa u shpall më i miri i sfidës Teuta-Flamurtari. Ai e nis me rikthimin në atdhe pas thuajse 1 dekade..

“Emocion i veçantë rikthimi. Ne jemi profesionistë dhe fokusohemi te fusha. Kudo që kam luajtur, si Qipro, si Shqipëri, mundohem për të mirën”.

“Duhet të kishim fituar me rastet që krijuam dhe më vjen shumë keq. Lojtari i ndeshjes unë? Nuk më duket, sepse ishim të gjithë në lartësi. U përballëm me një Flamurtar që ka bërë një merkato shumë të mirë. Ne u paraqitëm ashtu si duhet”.

“Ne mbrojtësit e bëmë detyrën, duke mos pësuar. Sigurisht, nëse shënonim, do të fitonim”.

Hapësirat që krijohen për kundërshtarin, rrezik konstakt për ju gjatë sezonit…

“E drejtë, për portierin nëse nuk ka shumë punë, duhet të jetë i përqendruar, sepse një moment është dhe kthehet fatal. Mendoj se javë pas jave do të konsolidohemi. Flamutari na rrezikoi shumë pak. Dy topa të gjatë dhe goditje standarte. Megjithatë, javët në vazhdim jam i bindur se do të përmirësohemi”.

“Krahasimi Qipro-Shqipëri? Vapa është më keq aty… Kam ndjekur kampionatin shqiptar dhe është shumë cilësor. Përpara dhjetë vitesh edhe terrene nuk kishim. Ky është sukses i madh për futbollin tonë. Uroj që të vazhdojmë kështu”.

“Skuadrat e Superligës? Nuk i pashë të gjitha… Janë javët e para, por nuk shoh ndonjë diferencë të madhe. Duhet të presim ende… Në fushë, nëse jep maksimumin, fiton kundër kujtdo”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.