Zhoao Feliks, ky djalosh ka një talent të jashtëzakonshëm. Sot, adoleshenti i dytë më i shtrenjtë në botë, debutoi me fanellën e Atletikos. Me numrin 7 mbi shpinë dhe me një klas të lartë, Feliks bëri një ndeshje të shkëlqyer përballë Numansias.
Një ruletë brenda zonës që na kujtoi Zidanin e dikurshëm dhe një pasim ekzemplar për Lemar ishin vetëm 2 nga momentet e shumta brilante të mega-talentit portugez, i cili duket se ka një të ardhmne të ndritur përpara dhe së bashku me Mbape, mund të vendosin diktatin në botën e futbollit në vitet e ardhshme…