Daniele De Rosi njoftoi largimin e tij nga klubi i Romës, pas më shumë se 15 vitesh në gjirin e tij. Prapaskena mbi largimin e tij ka lënë një shijë shumë të keqe. Drejtuesit e klubit nuk e shihnin si të arsyeshme prezencën e tij në skuadër dhe nuk kanë pranuar të rinovojnë.
De Rosi i ka propozuar klubit të mos marrë një pagë bazë, por për çdo ndeshje që luan. Në çdo sfidë që futej, ai pretendonte të merrte 100 mijë euro. Kjo nuk është pranuar nga presidenti Palota dhe De Rosi është detyruar të largohet.
Tifozët e Romës me të marrë vesh prapaskenën kanë vepruar. Mijëra mbështetës janë mbledhur përpara stadiumit “Olimpico” për të protestuar për largimin e pahijshëm të kapitenit. Ata nëpërmjet koreve dhe pankartave në duar japin mesazhe të ndryshme. Ultrasit shprehen se klubi i Romës nuk mund të jetë një biznes dhe duhet t’i trajtojë legjendat ashtu si i ka hije.
LIVE | ‘Noi lo stadio non lo vogliamo’. Prosegue la protesta dei tifosi sotto la sede all’Eur della #ASRoma#DeRossi #Pallotta #StadiodellaRoma pic.twitter.com/qPeNW0BZm3
— Retesport (@ReteSport) May 17, 2019