Ka përfunduar në paqe përballja e dy “ish”-ëve të Kategorisë Superiore. Donjet Shkodra dhe Danilo Alvesh u përballën në Kazakistanin e largët, me Shaktar Karagandin që përballej në transfertë me Okzhetpes.
Sfida u mbyll me barazimin spektakolar 2-2, me Danilo Alvesh që ishte protagonist me golin e tij të parë në Kazakistan. Në minutën e 77-të, ish-sulmuesi i Flamurtarit i dha avantazhin e përkohshëm ekipit të tij, duke u treguar i saktë përballë portierit.
Nga ana tjetër, Donjet Shkodra vijon të konfirmohet një pjesë e rëndësishme e Karagandit, me mesfushorin që ishte titullar për 90 minuta.