VIDEO Çmenduri, ja si futen fishekzjarrët në stadium për River-Boka!

Dhuna 1, sporti 0. Në Argjentinë duhej të luhej Superclasico, sfida e shekullit, që do të përcaktonte triumfuesin e madh në finalen e Copa Libertadores, por sfida e planifikuar për të shtunën është shtyrë me 24 orë.

Kaos, sulm ndaj autobusit të Bokas, dhunë e paparë nëpër Buenos Aires dhe rrëmujë rreth stadiumit e brenda tij.

Ndërkaq, një video ka bërë xhiron e botës, me një vajzë të vogël të filmuar ndërkohë që një femër, me siguri nëna e vet, i lidh në trup fishekzjarrë për t’i futur në stadium.

Në Argjentinë nuk lejohet futja e materialeve piroteknike, por kush e vret mendjen, gjejnë lloj-lloj mënyrash për t’i futur. Një prej tyre qenka edhe përdorimi i fëmijëve, sepse nuk i kontrollon kush…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *