Dhuna ndaj lojtarëve të Bokës, merret vendimi për Superclasicon

U cilësua sfida e shekullit, por u shndërrua në ndeshjen “e mallkuar”. Pas shtyrjes me 24 orë të ndeshjes së parë finale të Kupës Libertadores, në Bombonera, prej problemeve të shkaktuara nga rreshjet e shiut dhe përmbytjet, tashmë shtyhet edhe finalja e kthimit.

Edhe dueli i parashikuar për t’u luajtur në stadiumin e River Plejt, “Monumental”, do të zhvillohet 24 orë pas datës së përcaktuar. Shkak u bënë ngjarjet e dhunshme, të cilat u regjistruan përpara ndeshjes. Tifozët e Riverit goditën me gurë dhe gaz, autobusin që transportonte ekipin kundërshtar të Boka Zhunjors, duke bërë që dy lojtarë të përfundonin në spital prej lëndimeve, ndërsa të tjerët, mes të cilëve edhe Karlos Tevez kishin probleme shëndetësore për shkak të gazit.

“Beteja” në rrethinat e stadiumit “Monumental” vazhdoi edhe pas asaj ngjarje. Ndërsa impianti ishte i mbushur me kapacitet të plotë, dhuna vazhdoi, me policinë që provoi të vendoste nën kontroll turmat e tifozëve, të cilët kërkonin të hynin në stadium, edhe pse nuk kishin bileta. Në situatën e krijuar, ndeshja u shty për në orën 22 dhe më pas në 23.15, ndërsa në fushën e lojës dolën vetëm arbitrat.

Megjithatë, në fund, mbizotëroi logjika. “Superclasico” nuk mund të luhej në kushte të tilla, me lojtarë të dhunuar dhe të lënduar, si edhe me betejën që vazhdonte jashtë stadiumit. Presidenti i Konfederatës së Amerikës së Jugut, Alehandro Dominguez deklaroi: “Në kushte të tilla, loja e futbollit del nga konteksti. Ky është futboll, nuk është luftë. Ishte një pakt xhentëllmenësh: njëra skuadër ishte në gjendje të luante, ndërsa tjetra nuk donte të luante në kushte të tilla”.

Finalja e kthimit në Kupën Libertadores ndërmjet River Plejt dhe Boka Zhunjors u shty për të dielën. Ndeshja është përcaktuar të luhet në orën 21:00, ekzaktësisht 24 orë pas datës që ishte përcaktuar në kalendar. Një tjetër lajm i rëndësishëm lidhet me faktin se organizatorët e turneut, vendosën që pavarësisht ngjarjeve të regjistruara, në stadium do të ketë tifozë, për t’a bërë atmosferën sa më elektrizuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online