Bëri gjithçka për ta shmangur! Ronaldo merr zhgënjimin më të madh të karrierë, do të luajë në grupet e Europa League-s

Epoka e Champions-it për Cristiano Ronaldon duket se ka përfunduar. Për herë të parë në karrierën e tij si futbollist, portugezi do të luajë në grupet e Europa League-s. Manchester United ka publikuar formacionet zyrtare dhe 5 herë fituesi i Topit të Artë do të jetë titullar në sfidën kundër Real Sociedadin.

Një zhgënjim i madh ky për Ronaldon, egoja e të cilit nuk mund të pranonte që të zbriste në nivelin e dytë të UEFA-s. Së bashku me menaxherin e tij, Mendezin, Ronaldo bëri gjithçka ishte e mundur për ta shmangur një skenar të tillë. Sulmuesi luzitan iu vetëofrua një sërë klubesh europiane që i mundësonin pjesëmarrjen në Champions League, por përgjigja ishte e njëjtë nga të gjithë: “JO”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online