Hap fals i Toronto Raptors, që është mundur nga Cleveland Cavaliers. Një ndeshje e udhëhequr nga fillimi në fund nga këta të fundit, që me rezultatin 126-105 i shkaktuan humbjen e 20-të kanadezëve. Collin Sexton ishte shënuesi më i mirë, teksa realizoi 28 pikë. Kawhi Leonard shënoi 25 pikë, por për Raptors ishte një ditë “jo”. Në periodën e tretë pati edhe një përplasje mes Serge Ibaka dhe Marquese Chriss dhe të dy basketbollistët u përjashtuan nga loja.
Ibaka and Chriss out here throwing punches ? pic.twitter.com/NwRhL6Apw4
— Bleacher Report (@BleacherReport) March 12, 2019
Kemba Walker (40 pikë, 7 asiste, 10 rikuperime) u paraqit mjaft mirë kundër Hoston Rockets, por Charlotte Hornets e pa veten të mundej me rezultatin 118-106. James Harden (28 pikë, 10 asiste, 6 rikuperime) , Eric Gordon (22 pikë) dhe Clint Capela (19 pikë, 2 asiste, 15 rikuperime) ishin ata që udhëhoqën Rockets drejt triumfit.
Los Angeles Clippers-Boston Celtics ishte një nga takimet më interesante të mbrëmjes në NBA dhe përfundoi me shifrat 140-115. Clippers nuk e vunë në diskutim në asnjë moment fitoren dhe kjo falë paraqitjes së Lou Williams (34 pikë), Danilo Gallinari (25 pikë) dhe Montrezl Harrell (20 pikë).
Donovan Mitchell realizoi 25 pikë dhe ishte më i miri për Utah Jazz, por e kishte ta pamundur të ndalonte humbjen 89-98 që skuadra e tij pësoi kundër Oklahoma City Thunder. Russell Westbrook (23 pikë, 8 asiste, 13 rikuperime) ishte në lartësinë e duhur, ndërkohë që edhe Dennis Schroder ndihmoi shumë me 24 pikët e realizuara. Paul George shënoi vetëm 14 pikë, por nga ana tjetër rikuperoi 11 topa dhe dha një kontribut të vyer në fitoren e City Thunder.
Cleveland Cavaliers-Toronto Raptors 126-101
Washington Wizards-Sacramento King 121-115
Brooklyn Nets-Detroit Pistons 103-75
Houston Rockets-Charlotte Hornets 118-106
Utah Jazz-Oklahoma City Thunder 89-98
Los Angeles Clippers-Boston Celtics 140-115