VIDEO/ Chelsea shpartallon Middlesbrough me 6 gola, Armando Broja lë shenjën e tij në kualifikimin e bluve të Londrës

Chelsea ka shpartalluar Middlesbrough-un mbrëmjen e sotme me shifrat e thella 6-1. Blutë e Londrës janë hakmarrë në mënyrë të ashpër ndaj ekipit të Championship-it, i cili fitoi ndeshjen e parë të luajtur mes dy skuadrave. Goli i parë u shënua në minutën e 15 të takimit. Armando Broja zotëron një top në zonë dhe me portën e boshatisur provon të shënojë. Por Howson-i vjen nga pas dhe e shtyn topin përtej vijës fatale, duke shënuar një autogol.

Ndërkohë, në minutën e 29 sulmuesi shqiptar dha një asist për Enzo Ferndandesin në brendësi të zonës për të dyfishuar shifrat. Rebeshi i golave vazhdon në pjesën e parë të takimit, kur Disasi (36’) dhe Palmeri (42’) i çuan shifrat në 4-0.

Palmeri do të dërgonte përsëri topin në rrjetë në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa pak minuta pas tij Madueke shënoi golin e 6 për blutë e Londrës. Kundërshtarët reagojnë në minutën e 88, kur Rogers-i shënoi golin e nderit për Middlesbrough-un. Me këtë fitore të thellë Chelsea siguron një biletë për në fazën pasardhëse të Carabao Cup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Posts from the football
community on Reddit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online