As protagonizmi në dy golat e parë nuk e ndihmon, media britanike e vlerëson Brojën si ndër më të dobëtit: Ishte pak i pafat

Chelsea mposhti me rezultatin e thellë 6-1 Middlesbrough-un dhe siguroi kualifikimin për në finale të Carabao Cup. Armando Broja ishte protagonist në një farë mënyre në dy golat e parë të shënuar. Në rastin e golit të parë, sulmuesi shqiptar ishte në goditje e sipër të topit përpara portës së zbrazët, por lojtari kundërshtar e shty gabimisht sferën në portën e tij.

Ndërsa në rastin e golit të dytë, Broja dha asist për Enzo Fernandezin. Pavarësisht këtyre dy momenteve kyçe, 22-vjeçari është vleruar nga “Daily Mail” me notën 6 për paraqitjen e zhvilluar. Më pak se ai vlerësohet vetëm Mudryk-u.

“Në zonën e rrezikut kur u shënuan dy golat e parë, por nuk kishte prekjen përfundimtare domethënëse. Mund ta llogarisë veten pak të pafat në atë aspekt”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga media britanike “Daily Mail”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online