VIDEO | Ceremonia prekëse në Leister, kryefjala e Premier Ligës

Leister ditën e sotme luajti ndeshjen e parë në shtëpi, që nga tragjedia fatkeqe e presidentit, të cilit iu rrëzua helikopteri, pasi po largohej në fundin e ndeshjes së dy javëve më parë. Një tragjedi që la një shenjë të madhe dhe te lojtarët e “dhelprave”, të cilët janë shfaqur të dëshpëruar në daljet e tyre, sidomos kapiteni Shamjkël apo Xhemi Vardi.

Përpara nisjes së takimit të sotshëm, që luhej midis vendasve të Leister dhe Bërnlejt, u mbajt një ceremoni në nder të Vichai Srivaddhanaprabhas, ku të gjithë të pranishmit në “King Power Stadium”, kryen homazhe në nder të presidentit. Gjithashtu u mbajtën dy minuta heshtje, ku njëra i përkiste “Remembrance Day” (dita kur përkujtohen ushtarët e vdekur në Luftën e parë Botërore).

Klaudio Ranieri gjithashtu ishte i pranishëm në stadium. Për sa i përket ndeshjes Leister nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Bërnlejt. Rastet ishin të shumta për “dhelprat”, por mungoi konkretizimi. Ndërkohë në ndeshjet e tjera, ra në sy fitorja e Njukasëll në shtëpi ndaj Bornmuth, me shifrat 2-1. Ndeshjet Sauthempton-Uotford dhe Hadërsfilld-Uest Hem, u nda në “paqe”, me ekipet që morën nga një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *