Suonsi ka befasuar Mançester Siti në çerekfinalet e “FA Cup”, teksa udhëheq me shifrat 2-0 pas 35 minutave. Heroi për “mjelmat” është padyshim Bersant Celina, i cili po kalon një formë të shkëlqyer.
Mesfushori ka shënuar golin e dytë për ekipin e Suonsit në minutë e 29-të, ku ishte një kundërsulm perfekt, i cili u finalizua në mënyrë perfekte nga Celina. Kështu, 22-vjeçari i shënon ish-ekipit të tij, aty ku u rrit, por nuk mundi të gjente hapësira.
Vendasit shpresojnë që ta ruajën këtë avantazh, për të arritur një mrekulli të vërtetë ndaj ekipit të Guardiolës, të cilët udhëheqin Premier Ligën.