VIDEO/ Celina asist, Lidsi i Bielsës ndalet në Uells

0

Lids Junajtid vuajti shumë, por ia doli të evitonte disfatën në Uells, duke marrë një barazim me shumë vlerë në Suonsi.

Një 2-2 plot emocione, me Suonsin që ishte dy herë në avantazh, por nuk arriti fitoren, edhe pse dominoi në lojë. Lidsi i drejtuar nga Marcelo Bielsa konfirmoi se këtë sezon do të luajë rol protagonisti në Championship, edhe pse bëhet fjalë për një kampionat shumë të gjatë dhe të vështirë, ku nuk ka asnjë siguri.

Talenti i Kosovës, Bersant Celina, dha asistin për golin e parë të Suonsit dhe luajti një ndeshje mjaft të mirë, ndërsa më pak vendimtar ishte Ezgjan Alioski te Lidsi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.