VIDEO/ Veterani Hleb nuk mjafton, PSV prish mallkimin në Europë

0

Në Bjellorusi nuk bën shumë ftohtë, sigurisht, por për PSV-në ishte “acar”, deri 1 minutë nga fundi, kur po barazonte ndaj kampionëve të BATE Borisovit, sfidën e vajtjes së fazës playoff të Champions League…

Një gol i Doneil Malen ka vendosur fitoren për holandezët, që prishin një mallkim që zgjaste prej katër vitesh, pra më saktë nga nëntori 2014 (kur fitonin 2-3 ndaj Panathinaikosit në transfertë), pa fituar jashtë fushe.

Në dhjetë ndeshje jashtë fushe në Europë, skuadra holandeze kishte humbur gjashtë dhe barazuar katër.

E megjithatë, nisi në malore ndeshja, kur Tuominen shënoi për BATE-n, por Pereiro barazoi me penallti dhe më pas, ylli i Meksikës në Botëror, Lozano, shënoi në të 61’. Por, heshtja u rivendos te PSV pasi veteran Aleksandër Hleb në të 88’. Por, një minutë më pas, Malen shënon sërish dhe i dhuron suksesin kampionëve të Holandës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.