VIDEO | Çekiçi i pandalshëm, siguron tri pikët për Olimpian

Endri Çekiçi nuk po ndalet së shënuari në kampionatin slloven. Ditën e sotme futbollisti pogradecar i dha tri pikët Olimpias së Lubjanës duke shënuar golin e vetëm të takimit ndaj skuadrës së Murës.

Muajt e parë te Olimpia nuk ishin të lehtë për 22-vjeçarin, por sapo iu dha mundësia për të qenë në formacion golat dhe asistet s’kanë reshtur së pushuari.

Statistikat e Çekiçit në flasin vetë: Gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e fundit. Kampionati i Olimpijas mbyllet me datë 30 maj, ku përballen me Mariborin në finalen e Kupës së Sllovenisë.

Ecuria e Çekiçit në 6 ndeshjet e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *