VIDEO/ Carrascon e lënë nervat dhe kacafytet me rivalët, Simeone futet për ta nxjerrë me ulërima nga fusha

Në letër Feyenoord-Atletiko Madrid ishte një miqësore, por që në fushë nuk është dukur aspak si e tillë. Një episod aspak i këndshëm është regjistruar në mintën e 40 të këtij takimi. Carrasco rrëzohet përdhe pas një dueli me futbollistin kundërshtar, të cilin nis më pas ta godasë fillimisht me shkelm e më vonë me shuplakë.

Lojtarët e tjerë të Feyenoord shkojnë për të mbrojtur shokun e tyre të skuadrës, por përballë shohin një Carrasco që e kanë lënë nervat në baltë dhe nis të kacafytet me të gjithë që i dalin përpara. Një sherr masiv pushton fushën, ndërsa njëri prej futbollistëve të ekipit holandez dallohet të jetë përgjakur.

Anësori belg ndëshkohet me karton të kuq, por për ta nxjerrë nga loja nevojitet edhe ndihma e Diego Simeones. Trajneri i Atletiko Madridit futet në fushë dhe nxjerr me ulërima prej andej lojtarin e tij, Yanick Carrasco, i cili e teproi me reagimin e tij, aq më tepër kur bëhej fjalë vetëm për një miqësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online