Momenti të tregoj sa vlen! Braithwate dhe Depay e nisin nga fillimi, Rei Manaj pritet të jetë në fushë ndaj Juventus

Shansi i artë vjen për Rei Manajn, të cilit këtë herë i jep një dorë edhe fati. Mungesa e Aguerros për shkak dëmtimi ka bërë që Koeman të thërrasë përsëri sulmuesin e Kombëtares sonë për të qenë në dispozicion në ndeshjen kundër Juventusit, e vlefshme për trofeun Joan Gamper. Barcelona ka publikuar formacionin zyrtar dhe këtë herë trajneri holandez për herë të parë zgjedh të hedhë që nga fillimi i ndeshjes dyshen Braithwate dhe Depay.

E sigurisht kjo i jep mundësinë Manajt të ketë minutat e tij në këtë takim, teska është alternativa e vetme në stol në rast zëvendësimi. Tashmë është momenti që 24-vjeçari shqiptar të tregojë se sa vlen, pasi një gol ndaj një klubi të madh të futbollit Europian siç është Juventusi është vitrina më e mirë që një sulmues mund të ketë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online