VIDEO/ Barcelona është shkollë futbolli! Po trullos Juven pa Mesin, Braithwate stonon në Tiki-Taka dhe gabon para portierit

Lionel Mesi ishte simboli i Barcelonës në këto 2 dekada dhe akush nuk mund ta imagjinonte këtë klub pa praninë e tij në fushë. Megjithatë largimi i yllit argjentinas nuk ka ndikuar në lojën e katalanasve, të cilët po dëshmojnë përpara Juventisit këtë mbrëmje se janë një shkollë futbolli që kurrë nuk varen nga një lojtar i vetëm.

Barcça po trullos “zonjën e vjetër” në 45 minutat e para të Kupës Joan Gamper, duke dominuar në çdo aspekt. “Tiki-Taka” po jep sërish frytet e saj, teksa skuadra blaugrana po udhëheq 1-0 dhe po mban gjatë pjesës dërrmuese të kohës topin nën këmbët e saj. Rezultati mund të ishte më i thellë, por arbitri gabon në vendimin e tij në minutën e 36, kur sinjalizon për pozicion jashtë loje për Braithwaite.

Sulmuesi danez stonon në “Tiki-Takan” e Barcelonës dhe gabon një për një me portierin, duke treguar se niveli i tij ende nuk është i njëjtë me klubin me të cilin luan. Topi më pas kthehet në këmbët e Griezmann, i cili di ta dërgojë në rrjetë, por përpjekja e tij rezulton e kotë, pasi arbitri i mohon festën për një pozicion jashtë loje të Braithwaite./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online