VIDEO/ Broja nuk e çan dot mbrojtjen e Guardiolës, Manchester City eliminon Chelsea-n

Manchester City ka marrë një fitore 2-0 në takimin e sotëm kundër Chelsea-t. Skuadrat kanë zbritur në fushë me emra të rinj në formacion, duke u dhënë mundësinë edhe lojtarëve që kanë pasur minuta më të pakta gjatë sezonit. Nga minuta e parë ishte i pranishëm edhe Armando Broja, por pa mundur të çajë dot mbrojtjen e Guardiolës. Sulmuesi shqiptar ishte i pari që u përpoq të kërcënonte “qytetarët”, teksa bën gjithçka mirë që nga marrja e topit e deri te shmangia e lojtarit, por gabon me goditjen që shkon shumë larg portës.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 53-të, kur Mahrez shënon nga goditja e dënimit. Vetëm 5 minuta më vonë ishte talenti Alvarez ai që dyfishoi shifrat. Chelsea shënon në minutën e 90 të ndeshjes, por anësori ngre lart flamurin për pozicion jashtë loje. Rezultati përfundimtar është 2-0 për “qytetarët”, të cilët kalojnë kështu këtë raund të parë të “Carabao Cup” duke eliminuar skuadrën e Chelsea-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online