E pyesin për Asllanin pas ndeshjes, Inzagi: Më ka vënë gjithmonë në vështirësi, nuk është e lehtë për ne trajnerët

Interi ka marrë nje fitore me goleadë kundër Bolonjës. Zikaltrit reaguan pozitivisht pas humbes me Juventusin, duke mposhtur Bolonjën me rezultatin e thellë 6-1. Pas përfundimit të ndeshjes, Inzagi ka folur për mikrofonin e “DAZN”-it, ku ndër të tjera është pyetur edhe për dyshen Asllani-Galjardini. Trajneri i Interit ka pranuar se të dy janë zgjedhje të vështira për të.

“Asllani dhe Galjardini? Nuk është kurrë e lehtë për ne trajnerët. Ne bëjmë zgjedhje çdo ditë. Dy të listuarve u mungojnë shtatë-tetë që më kanë vënë gjithmonë në vështirësi. Kemi luajtur 20 ndeshje, 18 pa Lukakun dhe 14 pa Brozoviçin, dy pengje shumë të rëndësishme për ne. Na kanë munguar, por falë të gjithëve kemi bërë një rrugëtim të mrekullueshëm në Champions. Në ligë kemi humbur disa pikë që na lëndojnë, por tani duhet ta transferojmë atë që bëjmë në ‘San Siro’ në fushat e jashtme”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online