VIDEO/ Sa pranë i shkoi golit të parë! Asllani ndalet nga shtylla, Interi argëtohet me 6 gola kundër Bolonjës

Interi ka marrë sot një fitore thellë në kampionat. Zikaltrit janë argëtuar me Bolonjën, duke e mposhtur me rezultatin 6-1. Miqtë ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Orsolinit në minutën e 22-të, por më pas do u duhej të numëronin golat e ekipit të Inzagit. Edin Xheko barazon shifrat vetëm 4 minuta më vonë me një gol spektakolar në stilin e Zidanit. Brenda pjesës së parë Interi gjen golin edhe dy herë të tjera. Fillimisht Dimarko shënon nga goditja e dënimit në minutën e 36, ndërsa në të 42-tën Lautaro Martinezi i çoi shifrat në 3-1.

Pjesa e dytë nis po atje ku u mbyll e para për Interin, në sulm. Në minutën e 48 Dimarko shënon përsëri në portën e Bolonjës, ndërsa në minutën e 59 Çalhanoglu tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në listën e golashënuesëve përfshihet edhe Gosensi, i cili fikson shifrat në 6-1 në minutën e 76 të ndeshjes. Në minutën e 71-të Inzagi vendos t’i japë hapësirë edhe Kristjan Asllanit, që këtë herë flirton më shumë se çdo herë tjetër me golin. Mesfushori shqiptar kërcënon portën e Bolonjës, por në fund ndalet nga shtylla. Gjithsesi Interi merr tre pikët kundër Bolonjës, duke u renditur në vendin e 4-t në Serinë A me 27 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online