Brazili ka fituar 2-0 miqësoren ndaj vendasve të Arabisë Saudite. Një 90-minutësh që u dominua krejtësisht nga kampionët e botës, të cilët edhe pse patën kontrollin e topit, dukej që po kursenin energjitë për ndeshjen e radhës ndaj Argjentinës mbas katër ditësh.
NDESHJA
Mbas një mori aksionesh të rrezikshme, ai që zhbllokoi shifrat ishte Gabriel Zhezuz, i cili u gjend i vetëm përballë portierit të vendasve pas një pasimi të zgjuar të Nejmar. Sulmuesi i Sitit nuk gaboi dhe zhbllokoi rezultatin në minutën 43-të. Pjesa e dytë ishte e njëjta histori me Brazilin gjithmonë në kontroll me Arabinë Saudite që nuk gjuajti qoftë dhe njëherë brenda kuadratit të mbrojtur nga Ederson.
Në aksionin e fundit të takimit, Brazili gjeti golin e dytë. Aleks Sandro fitoi një duel ajror dhe tundi rrjetën pas një goditje këndi, duke shënuar kështu golin e parë me “Seleçaon” shtatë vite pas debutimit.