Vidal shuan polemikat: Jam i lumtur te Barcelona!

Nuk ekziston asnjë çështje rreth Arturo Vidal te Barcelona. Spekulimet e fundit se mesfushori nga Kili është i pakënaqur në “Kamp Nou”, për shkak të aktivizimit të pakët me katalanët, kanë marrë fund. Për të mbyllur polemikat e fundit ka menduar vetë lojtari.

I intervistuar nga mediat në Peru, përpara miqësores që vendasit do të luajnë ndaj Kilit të tij, “luftëtari” deklaroi se asgjë nga ato që janë thënë rreth tij nuk është e vërtetë. Përkundrazi, Vidal u shpreh i lumtur që luan te “blaugranat”.

“Jam i lumtur te Barcelona. Jam i bindur se na presin momente pozitive dhe se në fund të sezonit do të arrijmë të fitojmë trofe”, ishin fjalët e mesfushorit, që në këtë mënyrë i jep fund zërave për pakënaqësi në radhët e gjigandëve spanjollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online