Kjo verë pritet të jetë tepër intensive për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares dogji shaminë e beqarit dhe po kalon muajin e mjaltit me bashkëshorten e tij, Florenca Lekstakaj.
25-vjeçari pritet të largohet nga Napoli pas katër sezonesh. Të ardhmen nuk e ka përcaktuar akoma, ndërsa “BottleCapChallenge” e ka realizuar me sukses.
Hysaj ka zgjedhur ta kryejë sfidën e kthyer në modë në det. Ai është afruar me një motor uji dhe ka arritur të godasë tapën e shishes.