VIDEO | Bien Warriors dhe Raptors, Lebron James rikthehet fuqishëm

Stephen Curry me 41 pikët e tij, apo Kevin Durant me 25, nuk e kanë shpëtuar dot Golden State Warriors. Kampionët në fuqi janë mposhtur pas 11 fitoreve radhazi nga Philademphia 76ers me rezultatin 104-113. Miqtë bënë diferencën në periodën e tretë, pasi shënuan 16 pikë më shumë se Warriors. Joel Embiid (26 pikë, 5 asiste, 20 topa të rikuperuar) Ben Simmons (26 pikë, 6 asiste, 8 topa të rikuperuar) bënë një paraqitje shumë të mirë për 76ers.

Takim tjetër i rëndësishëm ishte Toronto Raptors-Milwaukee Bucks. Miqtë fituan 92-105 dhe ishin shtatë basketbollistë që realizuan më shumë se 10 pikë. Giannis Antetokounmpo numëroi 19 pikë në këtë takim. Për Raptors spikati Pascal Siakam me 28 pikë të shënuara.

LeBron James është rikthyer dhe i ka dhënë fitoren Lakers kundër Clippers. Një ndeshje e vendosur në shtesë dhe që përfundoi 120-123. “The King” shënoi 24 pikë, ndërkohë që dha 9 asiste e rikuperoi 14 topa. Fitore me mjaft vlera për Lakers

Detroit Pistons-Dallas Mavericks 93-89
Orlando Magic-Indiana Pacers 107-100
Toronto Raptors-Milwaukee Bucks 92-105
San Antonio Spurs-Brooklyn Nets 117-114
Golden State Warriors-Philademphia 76ers 104-113
Los Angeles Clippers-Los Angeles Lakers 120-123

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online