VIDEO/ Bën kundërshtarin të rrëzohet përtokë dhe nuk i lë asnjë mundësi portierit, Mehmeti shënon gol në goleadën e Bristolit

Bristol Siti ka fituar me shifrat e thella 5-0 Bllekbërn Roversin. Në goleadën e vendasve kishte vend edhe për Anis Mehmetin. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e 3-të të takimit në minutën e 73-të. Futbollisti anësor hyri në zonë nga e majta e sulmit dhe me lëvizjet e tij bëri që kundërshtari të rrëzohej përtokë.

Pasi shmangu edhe një tjetër mbrojtës të Bllekbërn Roversit, e dërgoi topin atje ku portiere nuk kishte asnjë mundësi ta ndalte. Mehmeti dëshmoi edhe sot formën fantastike që po kalon në Çempionship, ku në javët e fundit ka rrëmbyer vëmendjen me golat dhe asistet e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/