VIDEO | “Bëmë baba të të ngjaj”, djali i legjendës së Milanit çmend Skocinë

Timoti Ueah është një emër ende i panjohur në botën e futbollit, por shumë prej jush mund ta njihni babain e tij  Xhorxh Ueah, i cili ka qenë i pari afrikan që ka fituar “Topin e Artë”.

I biri i legjendës, Timoti është vetëm 18 vjeç dhe i ka ngjarë jo pak babait të tij. Adoleshenti u huazua pak javë më parë nga PSG-ja te Selltik, ku do të ketë më shumë minuta dhe në ndeshjen e katërt ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyer.

Në transfertën e sotme ndaj Seint Xhonston, Ueah ndryshoi rrjedhën e takimit vetëm katër minuta pasi u fut në lojë nga stoli.

Në minutën e 78-të, adoleshenti shërbeu me një asist fantastik kolegun Forest, goli i të cilët zhbllokoi takimin. Për ta mbyllur siç duhet ndeshjen Ueah gjeti dhe golin e dytë me fanellën e Selltik në minutën  e 89-të dhe vulosi rezultatin e takimit në 2 – 0.

Falë fitores së sotme, Selltik çon në gjashtë pikë diferencën me rivalët historikë të Gllazgou Rejnxhërs. Titulli i tetë radhazi duket i destinuar për skuadrën e Brendan Roxhers.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *