VIDEO/ Barcelona lëshon titullin me duart e saj, Levante e befason në fund mes 6 golave

Vetëm 3 javë nga përfundimi i kampionatit dhe titulli duket një “puzzle” ende i pazgjidhur në La Liga. Barcelona kishte mundësinë për të marrë kreun mbrëmjen e sotme, por në fund vetëm sa ka ndërlikuar më tepër situatën. Katalanasit janë befasuar nga Levante, duke dalë nga kjo transfertë me vetëm një pikë.

Në fillim Leo Mesi dhe më pas Pedri e dërguan skuadrën blaugrana në avantazh 0-2 në dhomën zhveshjes, duke krijuar idenë se fitorja ishte e sigurtë. Por kundërshtarët zgjohen në pjesën e dytë dhe në dy minuta shënojnë po aq gola.

E shpejtë do të ishte kundërpërgjigja nga Dembele, megjithëse Levante do të mendonte në fund për ta hidhëruar këtë mbrëmje për Barcelonën. Në minutën e 83-të Sergio Leon tund rrjetën dhe i fikson shifrat në 3-3, të cilat qendrojnë të pandryshuara deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit kryesor të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/futbol_vertical/status/1392232901329268736

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online