Është luks për Serinë B/ Bëri heroin në fitoren më të hidhur, Berisha në listën e më të mirëve

Një portier si Etrit Berisha është një luks për Serinë B. I qendroi për një vit besnik skuadrës së Spalit pas rënies nga Serie A, me synimin e vetëm rikthimin përsëri në elitë. Por ëndrra për një biletë në ajkën e futbollit italian u shuan ditën e djeshme, teksa skuadra e Spalit nuk arriti të siguronte një vend për në play off.

Berisha tregoi sërish përse është një portier që nuk i takon kësaj lige, teksa me pritjet e tij bën heroin në fitoren më të hidhur për të. Spal triumfon 1-0 kundër Kremoneses, por 3 pikët nuk i mjaftojnë për të prekur objektivin e këtij sezoni. E megjithatë kapiteni i Kombëtares shqiptare duhet ti gëzohet faktit se emri i tij përfundon në listën e më të mirëve. Serie B ka shpërndarë formacionin më të mirë të javës dhe në portë gjendet pikërisht Etrit Berisha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

May be an image of text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online