VIDEO/ Autogoli qesharak dhe epik vjen nga Kategoria e Parë, portieri e tepron me mënyrën sesi pëson golin

Një autogol qesharak është pësuar në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Vorës dhe Korabit që ka përfunduar në shifrat 1-2. Vendasit ishin në avantazh deri në minutën e 43, por më pas i kanë prishur punë vetes.

Pas një topi të thjeshtë të kthyer për te portieri Cepele, ky i fundit nuk arriti dot që ta “qetësonte” duke e lënë të shkojë në rrjetë. Kështu do të mbyllej e para, teksa në dytën ishte Murrjan që vulosi gjithçka. Ky gol është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe mund ta ndiqni edhe të vendosur nga faqja “Superliga Shqiptare 83”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *