La Liga luan javën e fundit ditën e sotme, që hapet me ndeshjen mes Levantes dhe Atletikos së Madridit. Këta të fundit po kalojnë një moment jo të qetë, teksa zyrtarizimi i largimit të Grizman, por jo vetëm e ka trazuar ambientin madrilen.
Pikërisht kjo gjë është pasqyruar dhe në takimin e sotëm ndaj Levantes, teksa kur janë luajtur diçka më shumë se 50 minuta, vendasit udhëheqin pastër 2-0, ndërsa Atletiko luan me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Korreas.
Golat për Levanten janë shënuar nga Kabako fillimisht në minutën e 6-të, ndërsa në të 33-tën ishte Roxher, i cili dyfishoi shifrat.