Atletiko Madrid-Levante ishte sfida, e cila hapi ditën e sotme për La Ligën, ku të zotët e shtëpisë, triumfuan minimalisht 1-0, duke u afruar në dy pikë me Barcelonën, e cila do të luajë pasdite në fushën e saj ndaj Eibarit.
Ekipi i Simeones, iu fal golit të shënuar nga Antuan Grizman, i cili dhe një herë tjetër konfirmohet vendimtar për bardhekuqtë. Francezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 57-të, duke shënuar golin e nëntë për këtë sezon të La Ligës.
Levante më pas, provoi deri në fund, por madrilenët rezistuan dhe iu gëzuan tre pikëve. Javën e ardhshme, Atletiko do të udhëtojë drejt Hueskas, ndërsa Levante do të presë në shtëpi Vajadolidin. Enis Bardhi ishte titullar për 90 minuta për miqtë, ndërkohë Armando Sadiku vijon periudhën e rikuperimit.