Dikur ishte sfidë gjetja e kundërshtarëve në miqësore dhe sot përballen me Interin dhe Romën, kampionët nuk gjenden më përtej ekranit

Shqipëria nuk është më vendi i panjohur në hartën botërore të futbollit. Zhvillimi në këtë sport ka qenë i madh ndër vite dhe tashmë futbolli shqiptar ka hyrë në një tjetër epokë të tijin. Dikur ekipet e kampionatit vendas gjendeshin në anën e jofavoritëve në letër dhe shpesh herë niveli i tyre e bënte të vështirë edhe gjetjen e kundërshtarëve në takimet miqësore. Por këto kohë i përkasin të shkuarës.

Sot vite e vite më vonë, rritja është e dukshme. Klubet e Superiores nuk e shohin veten thjesht kalimtarë në Europë, përkundrazi objektivat janë rritur ndjeshëm. Aq sa edhe pjesëmarrja në grupet e kompeticioneve të UEFA-s nuk është më një utopi. Insfrastruktura është në parametrat europianë dhe imazhi i futbollit shqiptar është rritur ndjeshëm edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Takimet miqësore të programuara për t’u luajtur këtë muaj na vijnë si një dëshmi e qartë se kampionati shqiptar i ka bërë vend vetes në hartën e futbollit europian. Partizani do të presë Romën në Tiranë, ndërsa Egnatia do të udhëtojë në Itali për t’u përballur me Interin. Dy klube historike të Serisë A, që mbartin me vete shumë trofe dhe legjenda që i kanë dhënë kaq shumë futbollit.

Në dy vitet e fundit Roma ka fituar Ligën e Konferencës si dhe është shpallur nënkampione e Ligës së Europës, ndërsa në stol ka një nga trajnerët më të lavdishëm si Zhoze Murinjo. Në krahun tjetër Interi vjen si nënkampion i Ligës së Kampionëve dhe fitues i Kupës së Italisë. Mjafton kaq për të kuptuar peshën e madhe të këtyre dy takimeve miqësore që do të jenë dhurata më e bukur për tifozët shqiptar në këto ditë të nxehta të verës. Ndoshta ka ardhur koha të mësohemi me idenë se kampionët nuk mund t’i gjejnë më vetëm përtej ekranit të televizorit, por kemi mundësinë t’i ndjekin nga afër në fushën e lojës si kundërshtarë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online