Aleks Iuobi ishte protagonisti i të vetmit episod me të cilin Arsenali mund të krenohet për finalen e sotme ndaj Çelsit. Fantazisi shënoi një gol fantastik nga jashtë zonës së rreptësisë. Goditja e nigerianit la të shtangur në vend portierin Kepa dhe çoi rezultatin në 3 – 1, kur kishin mbetur dhe pak më shumë se 20 minuta lojë të rregullt.