Arsenali ka mposhtur 3-0 në miqësore ekipin e Kolorado Rapids, takim i zhvilluar në Amerikë në orët e para të mëngjesit. Edhe pse një takim miqësor, Emeri nuk i ka kursyer titullarët, si dhe i dha mundësinë blerjes së re, Gabriel Martineli të debutojë.
Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga talenti 17-vjeçar, Bukayo Saka, në minutëm e 13-të, Olainka në të 29-ën dhe debutuesi Martineli, i cili në minutën e 61’ gjen rrjetën dhe vendos rezultatin final të takimit në 3-0.
Miqësore, 16 korrik 2019 (03:00)
Kolorado Rapids – Arsenal 0-3
Saka 13’, Olainka 29’, Martineli 61’