Ndeshja mes Anglisë U21 dhe Rumanisë U21 ishte e çmendur. Plot 6 gola dhe një fitore e merituar 2-4 e rumunëve, që ngjiten në kuotën e 6 pikëve dhe lënë Anglinë me 0 pikë dhe jashtë Euro 2021 vetëm pas dy ndeshjeve të luajtura.
Pjesa e parë, ishte shumë e luftuar dhe me pak raste, me të dyja skuadrat që iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin e barabartë 0-0. Pjesa e dytë, ishte spektakël, me plot 6 gola të shënuar.
Rumania do të kalonte e para në avantazh, me anë të sulmuesit Pushkash, i cili shënon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 76’. Anglia do të barazonte shumë shpejt, me anësorin Grej që shënon në minutën e 79’.
Rumania do të rigjente avantazhin në minutën e 85’, ku fantazisti Haxhi shënon nga jashtë zone. Anglia nuk do të dorëzohej dhe do të barazonte me sulmuesin tjetër, Abraham, i cili tregohet i saktë para portë në minutën e 87’. Në pjesën e mbetur të takimit, Rumania do të shënonte dhe 2 herë të tjera. Dopieta e Koman në minutat 89’ dhe 90+4’ dotë vendoste rezultatin final të sfidës në 2-4.
EURO 2021, U21
Angli – Rumani 2-4
Grej 79’, Abraham 87’ / Pushkash 76’, Haxhi 85’, Koman 89’ 90+4’