Piloti spanjoll Jorge Lorenzo nuk do të marrë pjesë në garën e Asenit në Holandë dhe me shumë mundësi as në Gjermani javën e ardhshme. 32-vjeçari humbi kontrollin e motorit gjatë provave të lira dhe ka pësuar një dëmtim në vertebër.
Sadly @lorenzo99 has been declared unfit for the remainder of the #DutchGP. Updates to follow.
Animo Jorge! pic.twitter.com/6fPxn4QTRx
— Repsol Honda Team (@HRC_MotoGP) June 28, 2019
Gjatë përkuljes për të marrë kthesën mjeti nuk ka arritur fërkimin e duhur me asfaltin dhe ka dalë jashtë pistës, me pilotin që përfundoi duke u rrotulluar disa herë në ajër. Katalanasi po perjeton një periudhë aspak të mirë në karrierën e tij.
Dëmtimet nuk i ndahen dhe ambientimi me motorrin e ri po ndodh shumë ngadalë. Pas vizitave në qendrën spitalore, ekzaminimet e para sinjalizojnë se Lorenzo mund të mungojë rreth dy muaj. Një lajm shumë i keq, që e përjashton spanjollin nga çdo objektiv sezonal.