VIDEO/ Akoma nuk besoni te ringjallja? Reali i Madridit e dëshmon ndaj Chelsea-t, kualifikimi dramatik në natën e pabesueshme

Nëse nuk besoni te ringjallja, duhet të ndërroni mendim! Dëshmia më e mirë vjen nga Reali i Madridit kundër Chelsea-t. Spanjollët kishin fituar me shifrat 1-3 në Londër dhe u mendua se sot në Spanjë do të ishte ndeshje e mbyllur.

Por nuk rezultoi e tillë pasi anglezët jo vetëm që kaluan në avantazh, por shënuan tre gola me anë të Mount, Rudiger dhe Ëerner. Për të ngushtuar diferencën mendoi gjenialiteti Luka Modric me asistin për te Rodrigo, që mjaftoi për të dërguar ndeshjen në shtesë.

Nëse për 90 minuta Benzema nuk la gjurmë, edhe 30 minuta të tjerë do të ishin shumë për francezin që të zhdukej. Në të 96 sulmuesi arriti të shënonte golin e dytë dhe Reali i Madridit arrin në gjysmëfinale të Champions League në mbrëmjen dramatike. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online