Besojeni ose jo! Rasti i kualifikimit të Villareal ndaj Bayern Munchen është unik, si të eliminosh gjermanët pa luajtur futboll

Një mbrëmje dramatike ishte kjo e sotmja për Bayern Munchen. Gjermanët janë eliminuar nga Champions League nga Villareal, ndeshje e cila në letër ishte fare e thjeshtë për kampionët e Bundesligës. Megjithatë fusha e lojës tregoi panoramë tjetër.

Takimi i parë përfundoi në shifrat 1-0 në Spanjë, në favor të Villareal. Ndërkohë ndeshja e kthimit përfundoi në shifrat 1-1. Në të dy këto takime, Villareal ka bërë dy goditje në portë dhe ka shënuar dy gola.

Pra e thënë më thjeshtë, nga një goditje në portë në çdo dy ndeshje, për të gjetur rrjetën. Cinizmi në nivelin më të lartë dhe një rast për t’u marrë në studim, si të eliminosh Bayern Munchen pa luajtur fare…futboll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online