Arsyeja pse futbolli është i mrekullueshëm! Qyteti i Vijarealit ka më pak banorë se sa ka “Alianz Arena” ulëse, kur dëshira mund madhështinë

Vijareali është befasia e bukur e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Pas Juventusit, spanjollët arrijnë të eliminojnë edhe Bajernin e Mynihut në çerekfinale. Nëndetësja e verdhë na kujton edhe një herë arsyen përse futbolli është i mrekullueshëm. Ndonjëherë numrat, emrat dhe cilësitë nuk kanë asnjë vlerë përpara dëshirës dhe vendosmërisë për të fituar.

Të gjitha bastet ishin kundër Vijarealit. Fakti që lojtarët e klubit spanjollë hyjnë në një stadium si “Alianz Arena“, që ka një kapacitet prej 75 mijë vendesh, më shumë se sa vetë numri i banorëve të qytetit të Vijarealit, 50 mijë të tillë, flet qartë për diferencat mes skuadrave. Megjithatë në fund Vijareali tregoi se historia dhe shifrat nuk kanë rëndësi gjatë 90 minutave. Dëshira e mposhti madhështinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online