VIDEO | Ajeti dhe Sadiku spikatin me gol e asist, shkëlqen edhe Memushaj

Fundjava ka qenë në nota pozitive për legjionarët, të cilët janë paraqitur mirë me ekipet e tyre. Për t’u veçuar asisti i Memushajt me Peskarën, si dhe asisti i Armando Sadikut me Luganon në triumfin 0-1 ndaj Zyrihut.

Ledjan Memushaj vijon të jetë protagonist te Peskara, teksa vlonjati dhuroi asisit në një nga golat e fitores 2-0. Tashmë, mesfushori shkon në 8 asist këtë sezon të Serie B, me ekipin e tij që tashmë renditet i treti.

Hajduku i Splitit ka vijuar me formën e mirë, teksa ka triumfuar në transfertë ndaj Inter Zapresiç me shifrat 1-3. Ardian Ismajli mungonte për shkak kartonësh, ndërsa nga stoli pas minutës së 70-të erdhën Emir Sahiti dhe Françesko Tahiraj, me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të verdhë.

Në Greqi, Fiorin Durmishaj ishte titullar për 90 minuta, por nuk arriti të ndihmonte Panionisin e tij, i cili u mposht 3-0 nga Atromitos. Florin Andoni gjithashtu ishte titullar për 90 minuta në barazim që AEL Larisa mori në fushën e OFI-t të Kretës.

Armando Sadiku ka fituar derbin me Kolollin e Kryeziun, duke triumfuar në transfertë 0-1, ku sulmuesi ynë u bë protagonist me asistin e tij në golin e shënuar. Më pas, në minutën e 46-të u detyrua të zëvendësohej, pasi ekipi i tij mbeti me dhjetë lojtarë.

Albian Ajeti gjithashtu vijon me formën e mirë, ku shënoi gol përsëri me Bazelin, me këta të fundit që fituan 3-1 ndaj Thunit. Besir Demiri luajti për 90 minuta me Mariupolin e tij në barazimin 1-1 ndaj Oleksandrias.

Ndërkohë, në Danimarkë, Muçolli dhe Ramadani ishin titullar për 90 minuta në mesfushën e Vejles, me ekipin e tyre që u mposht nga Kopenhageni i vendit të parë 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online