Mançester Siti mposhti 6-0 skuadrën e Çelsit, humbja më e thellë në historinë e Bluve të Londrës. Serxhio Aguero shënoi tri gola në këtë takim, duke u shpallur dhe njeriu i ndeshjes. Ky ishte trigolëshi i dytë radhazi për argjentinasin, i cili pasi ndëshkoi Arsenalin, ndëshkon edhe Çelsin.
Me këto dy tripleta, Aguero ka realizuar në total plot 11 të tilla, duke barazuar rekordin e sulmuesit legjendar, Alan Shirer. Ajo që ndodhi pas ndeshjen mori vëmendjen më të madhe. Gjyqtari kryesor i sfidës, Majk Din i fshehu topin Agueros, duke bërë shaka me sulmuesin argjentinas. Megjithatë, gjithçka kaloi me të qeshura dhe Aguero mori një tjetër top në shtëpi.