Interi arriti të fitonte ndaj Udinezes me gol të Mauro Ikardit. Në formacionin bazë mungonte Vesino dhe Naingolan, ndërkohë që Spaleti nuk kishte hezituar të aktivizonte spanjollin Valero. Ky i fundit nuk preferohet shumë nga tifozët dhe shpeshherë nuk e kuptojnë pse trajneri i beson kaq shumë një lojtari si ai.
Gjatë një rasti të ndeshjes, Borka Valeros i vjen një mundësi e artë shënimi por portieri i Udinezes arrin t’ia rrëmbejë topin. Spanjolli për të mos dalë blof, hidhet dhe kalon portierin, por pa top. Ky rast nuk ka kaluar pa u parë dhe tifozët me anë të fotove kanë “shfrenuar” fantazinë. Natyrisht, një “gafë” e tillë është ideale për foto-montazhe.
Megjithatë, 33-vjeçari po preferohet shumë nga trajneri zikaltër dhe nuk dihet se sa do zgjasë kjo “dashuri”. Një gjë dihet me siguri : Valero nuk preferohet nga tifozët zikaltër.