Eden Hazard u fut nga stoli dhe zgjidhi ndeshjen e komplikuar të Çelsit kundër Buremuthit. Fantazisti belg shënoi golin e kualifikimit në minutën e 84-ët, duke kaluar më tej ekipin e Sarrit në kupë.
Ky ishte goli i 99-të i Hazard me Çelsin dhe tashmë është një hap larg shifrës 100. 27-vjeçari, i cili u transferua në Londër në verën e vitit 2012 nga Lila, shpreson ta shënojë golin radhës kundër Leister Sitit të shtunën në “Stamford Bridge” për të festuar rekordin me tifozët e tij.
“99 gola me Çelsin. Do të bëhen shumë shpejt 100”, flet Hazard në videon e postuar në faqen e tij zyrtare. Ai po përjeton një sezon shumë të mirë, gola po vijnë dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Leisteri është paralajmëruar…