Vështirësitë dhe transferimi i radhës te Vllaznia, planet e Firat

Engin Firat ka ndërmarrë një mision të vështirë dhe synimi i tij është që jo vetëm të bëjë transferime jashtë vendit, por edhe t’i sjellë të ardhura Vllaznisë. Për këtë ai ka qenë në Katar dhe Nigeri, ku ka bërë disa marrëveshje. Në një prononcim të dhënë në Turqi, ai flet për futbollin shqiptar dhe mënyrën si funksionon. Ai bën edhe një paralelizëm, për të treguar se sa e vështirë është për të.

“Futbolli turk ka një strukturë të atillë që nuk është i hapur për investimet e huaja. Së fundmi është Beshikatshi që po bën diçka për këtë pjesë. Ekipet e tjera në Turqi burimet e vetme i kanë nga televizionet, ose nga njerëzit e politikës. Shqipëria  nuk ndryshon shumë me Shqipërinë në këtë aspekt. Atje është edhe më e vështirë. Arsyeja lidhet me faktin që nuk është një vend tërheqës si Turqia. Kështu që duhet të ndërtoj projekte të mira”, thorë Firat.

Më tej ai tregon për prezantimin që i ka bërë Vllaznisë në Katar.  “Vllaznia ka bërë një marrëveshje me një klub në Katar. Kjo ka bërë që të prezantohemi atje dhe të kemi përparësi në aspektin e transferimeve dhe sponsorizimeve”, shtoi drejtori sportiv i Vllaznisë. Firat më pas ka zbuluar se e ka gati lëvizjen e radhës te kuqeblutë, si dhe objektivin që ka pas marrëveshjeve me disa akademi në Nigeri.

“Elio Fadoul, një miku im i vjetër në Nigeri, ka një akademi që ka nxjerrë talente për shumë vite me radhë. Kemi vendosur të punuar së bashku. Me fjalë të tjera, duam të marrim talentet më të mëdha nga aty dhe t’i çojmë te Vlllaznia, ku do t;i promovojmë dhe t;i shesim në ligat e tjera evropiane. Është një mënyrë ku mund të fitojmë të gjithë. Kemi marrë Kollins Eziamaka këtë verë dhe në dimër do të marrim një tjetër lojtar nga Derbi Akademi. Përveç kësaj, Kefiano Autos dhe Nasco Group, një nga kompanitë më të famshme dhe më të mëdha në Nigeri, do ta mbështesë Akademinë për sponsorizime dhe marketing”, ka deklaruar Firat për “milliyet.com.tr”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online