Veseli si Panuçi: Më vjen inat kur thonë Spanja dhe Italia më të fortë se ne

Trajneri Kristian Panuçi tha dje se nuk duronte nisje me mendjen se do të humbasim në Spanjë, ndërsa sot Frederik Veseli praktikisht imiton përgjigjen e trajnerit, duke folur nga Durrësi në konferencë për shtyp.

“Ne do të provojmë të fitojmë është e vështirë por ne do të japim  maksimumin. Nuk shkojmë me idenë se do të humbasim. Të dy ndeshjet janë të bukura, nuk ka ndryshim nëse është Spanja apo Italia, duhet të bëjmë më të mirën tonë. Jam shumë optimist. Nuk dua të mendoj për humbjen. Më vjen inat kur thonë Spanja dhe Italia më të fortë se ne. Ditën e ndeshjes do të vërtetohet.”

Kundër Spanjës nuk patëm asnjë shans në Shkodër, por Veseli shpreson te surpriza: “Kemi shanset tona. Kemi kualitet në skuadër. Ndaj Spanjës golat erdhën për shkak të disa gabimeve tona. më shumë presion ka Spanja se sa ne. Sigurisht që do te jemi një skuadër ndryshe kemi një trajner të ri. Ai na kërkon disa gjëra ndryshe nga De Biazi.”

Veseli mund të jetë titullar, duke parë mungesat në mbrojtje: “Trajneri vendos. Nuk do të thotë gjë se kush luan më shumë në Itali do të jetë në fushë ndaj Italisë. Unë jam gati për Kombëtaren, se kush luan është detyra e trajnerit, ai vendos. Nëse ka nevojë për mua në rregull, nëse jo, nuk ka problem, pasi jam në dispozicion të skuadrës.”

Këtë sezon Veseli luan në Serinë B, duke mos lëvizur nga Empoli: “Kam pasur oferta për t’u larguar nga Empoli. Presidenti bëri gjithçka që unë të qëndroja. Me plotësoi të gjitha kushtet. Objektivi ynë është të ngjitemi në Serinë A. Me punë dhe vullnet do ta arrijmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *