Frederik Veseli dhe Ardian Ismajli kanë dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Turqinë. Mbrojtësit janë lojtarë të rëndësishëm në skuadrat e tyre, i pari tek Empoli dhe i dyti te Hajduk Split. Ata iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve dhe duken optimistë për vazhdimësinë e kombëtares.
Mbrojtësi i Empolit, fillimisht tha: “Mendojmë të marrim tre pikët me Turqinë. Synimi është fitorja. E dimë se ndeshja e parë është e rëndësishme. Do provojmë të gjithë mundësitë për të triumfuar. Sa i takon formacioni, ai shtoi: “Nuk pres të luaj nga fillimi, jam në dispozicion t trajnerit. Ndihem mirë, pasi kam luajtur rregullisht. Do dëshiroja ta ndihmoj ekipin. Vendos trajneri. Unë jam këtu për të ndihmuar kombëtaren”.
“Pozicioni? Qendërmbrojtës ndihem më mirë, por luaj në krah. Luaj kudo ku ka trajneri. Luaj kudo. Nëse më fut qendërmbrojtës, e di që jap më të mirën. Do mundohemi të mos përsërisim gabimet e së shkuarës. Është ndeshje ndryshe nga ajo me Skocinë. Sonte kemi mbledhjen dhe do e studiojmë”.
“Jemi shumë të përqendruar, duhet të punojmë si grup dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin ën fushë dhe jashtë. Nuk ka asgjë të pamundur. E kemi mundur Francën dhe Turqinë më parë. E dimë që Islanda ëshët shumë e fortë. Nuk mjafton të jemi skuadër e mirë, duhet diçka më shumë. E kemi mundësinë të kualifikohemi”.
“Eksperimentet nuk i komentoj unë. Ne japim maksimumin në fushë. Ka ardhur momenti të bëjmë më të mirën për të kaluar grupin, Kemi pasur krizë në rezultate, por jo në lojëra. Kanë vendosur disa episode. Nëse eliminojmë gabimet, i kemi mundësitë për të bërë përpara”.
“Harmonia është e madhe në ekip. Nuk diskutojmë për problemet e lojtarëve, secili ka mendimin e vet. Kushdo vjen këtu nuk mendon pse nuk vjen dikush, apo pse vjen. Mundohemi të ruajmë harmoninë në ekip. E presim me dëshirë e vullnet këtë ndeshje. Këto janë gjëra personale dhe nuk i shohim ne”.
“Sulmi? Janë një sulm i mirë, por jo të jashtëzakonshëm. Duhet respektuar Turqia, por nuk duhet të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Kam luajtur me sulme edhe me të forta. Ata nuk kanë Mesin dhe Ronaldon. Kanë kualitet dhe nuk duhet t’i lëmë të shprehen”.