Vërshëllima në Uembli, Ramos: I harruat kërcënimet me vdekje?!

Në Angli nuk e harrojnë akoma faullin se Serxhio Ramos i shkaktoi Mohamed Salah në finalen e Ligës së Kampioneve. Në takimin mes Spanjës dhe Anglisë në Uembli ka pasur vërshëllima për mbrojtësin e Realit të Madridit.

Sigurisht Ramos nuk është ndjerë mirë, por e thekson se e ka ndërgjegjen e pastër për atë që ka ndodhur në finale. “I dëgjova vërshëllimat, por nuk ndikojnë tek unë. Do më pëlqente të kisha marrë një tjetër mikpritje. Ndoshta ata nuk i kujtojnë kërcënimet me vdekje që mora unë dhe familja ime”, është shprehur spanjolli fillimisht.

Më tej qendërmbrojtësi ka shtuar: “Nuk kam pasur kurrë qëllim të dëmtoj një lojtar tjetër në fushë. Për atë që ndodhi atë natë në fushë e kam ndërgjegjen të pastër”. Spanja fitoi me Anglinë dhe për Ramos nuk mund të kishte nisje më të mirë. Gjithashtu ai flet edhe për trajnerin Luis Enrike.

“Kemi nisur një epokë të re me një trajner të ri, i cili ka eksperiencë dhe ka fituar gjithçka. Kundër Anglisë ishte një ndeshje e komplikuar, pasi u përballëm me një skuadër të shkëlqyer dhe që shkoi në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Nuk mund të kishte një nisje më të mirë se sa të fitoje në Uembli”, shprehet qendërmbrojtës.

Zherard Pike është larguar nga Spanja. Ramos e vlerëson ish-shokun e skuadrës, por kërkon që të shohin përpara. Gjithsesi vlerësimi për atë që ka bërë me kombëtaren nuk mungon as nga lojtari i Realit të Madridit.

“Pike është një nga ata lojtarë që bën diferencën, por duhet të shohim përpara dhe të mendojmë për të ardhmen. Kemi edhe lojtarë të tjerë shumë të fortë. Naço ka bërë shumë mirë, por është gjithashtu e vërtetë që Zherard Pike ka bërë një punë të madhe për skuadrën tonë”, përfundoi Serxhio Ramos pas ndeshjes me Anglinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online