Merkato në Premier League, klubet pendohen menjëherë

0

Në Angli janë penduar dhe tanimë janë gati ta ndryshojnë sërish rregullin për kohëzgjatjen e merkatos së verës. Pasi trajnerët kërkuan që të unifikohej data e mbylljes së transferimeve, sipas “The Sun” tanimë janë klubet që hedhin një hap për të rikthyer 31 gushtin si limitin e mbylljes së lëvizjeve në Premier League.

Për të ndodhur kjo duhet që një klub ta propozojë dhe më pas të mbështetet nga 14 klube të tjera, gjë që pritet të ndodhë në fakt. Nëse do të ndodhë diccka e tillë, atëherë ndryshimi pritet të hyjë në fuqi që verën e ardhshme.

Një çështje e tillë do të diskutohet këtë muaj në mbledhjen që klubet e Premier Ligës do të zhvillojnë. Për klubet e tjera evropiane nuk është një lajm shumë i mirë, pasi shumë prej tyre prisnin të mbyllet merkato në Angli dhe më pas tentonin lojtarë që ishin të lirë.

Dihet që klubet e Premier Ligës ofrojnë më shumë dhe në këtë mënyrë klubet kishin mundësi të bënin marrëveshje më të leverdishme me lojtarët, të cilëve u ishte djegur mundësia për t’u transferuar në Angli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.