Rashica ishte vendimtar në takimin e djeshëm mes Hanoverit dhe Verderit, duke i dhënë fitoren këtyre të fundit me golin e tij. Ylli i Kosovës shënoi golin e vetëm të sfidës dhe pas kësaj ndeshje, fjalët më të mira nuk munguan nga trajneri Kohefeldt.
“Rashica është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe tani duket më i kompletuar. I pati munguar finalizimi, por tani është përmirësuar dhe besoj se është gati. Shumë i kënaqur me ndeshjen e tij”,- tha shkurtimisht trajneri i Verderit.
Ndërsa vetë Rashica u shpreh: “Kohët e vështira i kam lënë pas. Nuk ka rëndësi nëse shënon nga 30 metra ose me portën e zbrazur, mjafton të jem aty për të ndihmuar skuadrën. Ky është momenti im dhe jam i fokusuar në maksimum që të arrij majat”,- përfundoi 22-vjeçari.